Boksieri amerikan i ka ofruar Joshuas një shumë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë

Boksi

Boksieri amerikan i ka ofruar Joshuas një shumë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:17
Boksieri amerikan i ka ofruar Joshuas një shumë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë

Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ka marrë një ofertë zyrtare nga kolegu i tij dhe kampioni tjetër i botës i kësaj peshe (kategoria WBC) Deontay Wilder. Boksieri amerikan i ka ofruar britanikut një shumë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë në pjesën e dytë të 2018-ës. Wilder garanton një ndarje 50-50 të të ardhurave dhe një shumë që kap shifrën e 50 milionë dollarëve. Një ofertë “prano ose tërhiqu”, që duket se kënaq palët, ndaj kjo përballje mes Joshua dhe Wilder është më pranë se kurrë. Edhe Eddie Hearn, menaxheri i Joshua e ka konfirmuar këtë ofertë nga ana e amerikanit, ndërkohë që vetë boksieri britanik ka thënë “le të vallëzojmë”, duke deklaruar se është i kënaqur. Por tashmë palët duhet të mbyllin gjithçka brenda mesnatës së sotme, kur dhe skadon afati i bisedimeve.

Edhe Finkel, promotori i boksierit amerikan e ka pranuar kërkesën, duke thënë: “Ne duam që Joshua të duelojë ndaj Wilder dhe i kemi ofruar 50 milionë dollarë. Nëse ai e pranon, dueli do të zhvillohet këtu”, tha Shelly Finkel për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat