Bellew tregon arsyen pse qau pas meçit - Bota Sot
Bellew tregon arsyen pse qau pas meçit

Boksi

E premte, 19 tetor 2018

Bellew tregon arsyen pse qau pas meçit

Më: 6 maj 2018 Në ora: 09:12
Tony Bellew

Tony Bellew ka triumfuar në meçin e mbrëmshëm ndaj Daivd Haye.

Britaniku arriti që me sukses ta nokautoi për herë të dytë na karrierë, 37-vjeçarin.

Boksierët nuk qajnë! Por një gjë të tillë e bëri Bellew, i cili pas triumfit nuk arriti t’i ndalte lotët.

Të gjithë ishin të befasuar, por Bellew ka një arsye që ishte aq i emocionuar.

“Unë humba kunatin tim në muajin gusht të vitit të kaluar dhe betohem në Zot se të gjitha grushtet që unë ia dhashë kundërshtarit ishin për të. Ai po më shikonte mua, jam i sigurt”, ka thënë Bellew.

Për 35-vjeçarin kjo ishte fitorja e 30 në karrierë, 20 me “KO” dhe vetëm 2 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test