Transformimi i Tyson Fury, nga “barkderr” në sfidant për titullin kampion

Boksi

Transformimi i Tyson Fury, nga “barkderr” në sfidant për titullin kampion

Më: 9 maj 2018 Në ora: 21:29
Tyson Fury

Boksieri britanik Tyson Fury do të rikthehet në ring më 9 qershor (në Manchester) pas 2 vitesh e gjysmë pushim. Në një fotografi të postuar sot në rrjetet sociale, ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka treguar fizikun e tij në prag të duelit të radhës. Një transformim rrënjësor i 29-vjeçarit, që ka ulur ndjeshëm peshën krahasuar me disa muaj më parë, kur ishte një “barkderr” që mezi lëviste. Një fizik vërtet për t’u patur zili për një boksier.

Falë një diete fantastike, në pak javë, Fury ka ndryshuar totalisht, duke qenë gati për rikthimin në ring edhe pse ende nuk ka vendosur se cili do të jetë rivali i tyij. Hera e fundit që Fury është ngjitur në ring ka qenë nëntori i vitit 2015, kur fitoi titujt kampionë bote në peshat e rënda ndaj Wladimir Klitschko, në Shtutgard të Gjermanisë. Më pas ai anulloi dy herë revanshin dhe në fund doli pozitiv me kokainë, duke u pezulluar për doping.

Fury humbi titujt kampionë bote në peshat e rënda në kategoritë WBA (super), IBF, WBO dhe IBO, tituj të cilët ai synon t’i fitojë në rikthimin e tij në ring. Kjo formë fantastike që boksieri britanik ka treguar sot konfirmon qëllimin e tij për të qenë sërish protagonist në peshat e rënda. Janë të shumtë kandidatët që mund të përballen me Fury, që fillimisht pritet të zhvillojë 2-3 duele të lehta dhe më pas të duelojë për titujt kampionë bote, që mbahen nga Joshua dhe Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat