Brahimi: Ramadan dhe ministër Gashi, gjeni paratë ose jepni dorëheqje

Boksi

Brahimi: Ramadan dhe ministër Gashi, gjeni paratë ose jepni dorëheqje

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:38
Besim Brahimi me boksierë

Selektor i kombëtares së Kosovës në boks (femrat), Besim Brahimi, aktualisht trajner te Gollaku, ka dy fjalë të ashpra për kryetarin e Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimin dhe ministrin e sportit, Kujtim Gashi, o gjeni paratë o jepni dorëheqje.

“Kryetar Ramadan Selimi, ministër Kujtim Gashi mos ndaleni pa e shiju këtë ëndërr që e shijuam tri vite radhazi nënkampion bote 2015, kampion Evrope 2016, nën kampion Evrope 2017 dhe gjeni paratë e të shkojmë në kamp Evropian e në Kampionat Evropian ose jepni dorëheqje prej këtyre posteve, se nuk jeni të zot mi mbajt. Ose gjeni paratë me shkua na në Evropian se unë jam në presion të vështirë me nxënësit e mi, a me stërvit a me shikuar se si mi gjet paratë me shkua në gara Ndërkombëtare.

Që dy vite vet jam duke i gjetur paratë veresi, shikoni tash e pas e gjeni veresi vet kryetar Ramadan Selimi, se je Kryetar ose lëshoje këtë post se nuk po mundesh mi gjet 4.000 euro veresi. Ministër Kujtim Gashi, Federata e Boksit e Kosovës i ka borxh veç në këtë vit 30. 800 euro në këtë vit asnjë pare nuk e kemi marr. Si federatë me nënshkruar Letra kemi nënshkruar boll po pare s’ka, kështu i humbëm sportistët që janë elitar boksit, momentalisht këtë Sportist nesër e merr një shtet tjetër”, shkruan Brahimi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat