Çfarë ndodhi në luftën mes shqiptarit dhe serbit?

Boksi

Çfarë ndodhi në luftën mes shqiptarit dhe serbit?

Nga: K. Goca Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:38
Beg Bushati gjatë paraqitjes në Evropian

Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës, tha se boksieri Beg Bushati nuk pati fat në përballjen me serbin.

“Sot u zhvilluan meçet eliminatore të Kampionatit Evropian për shkollar ku në program ishte dhe boksieri ynë Beg Bushati dhe luftoi kundër Ognjen Mitroviq nga Serbia. 

Në një luftë të barabartë pësoi humbje Begu edhe pse ndoshta kishte mundësi të ndodhë e kundërta dhe boksieri Bushati të shpallet fitues. Por Bushati boksojë të tre raundet si luanë dhe tregoi se është një e ardhshme e boksit tonë”, tha Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat