A është gati për Joshuan?

Boksi

A është gati për Joshuan?

Më: 28 maj 2018 Në ora: 12:08
Wilder

Duket se Britania e Madhe do të jetë vendi ku do të përcaktohet kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda në boks. Amerikani Deontay Wilder ka rënë dakord që të duelojë ndaj Anthony Joshua në vendlindjen e këtijn të fundit, në një përballje që do të unifikojë titujt kampionë bote në këtë kategori. Por Wilder, kampion i kategorisë WBC, ka një kusht që të kalojë oqeanin për të ardhur dhe dueluar në Londër. Ai nuk do të ngjitet në ring në rast se Joshua nuk i garanton një fitim prej 20-30 milionë dollarësh.

KJo është një shumë më e vogël se ajo që Wilder i ofroi Joshua për të dueluar në Amerikë, një muaj më parë. “Ne i ofruam 50 milionë dollarë. Ai do të bëhej boksieri i parë që do të merrte 50 milionë në histori. Ishte diçka e lehtë për të gjithë, që ai të vinte dhe të duelonte në Amerikë, do të ishte një sfidë e çmendur. Tani duan që të duelojnë në Britaninë e Madhe. Jam dakord, por Joshua duhet të më ofrojë të paktën 20 milionë dollarë që të vij aty”, u shpreh Wilder, duke shtuar se kjo sfidë do të zhvillohet pas muajit shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat