Krasniqi më i përgatitur se kurrë kundër rusit

Boksi

Krasniqi më i përgatitur se kurrë kundër rusit

Nga: K. Goca Më: 30 maj 2018 Në ora: 18:28
Haxhi Krasniqi

Në fundjavë përkatësisht të shtunën e 2 qershorit, boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, do të ballafaqohet me Stanislav Kashtanov. Meçi zhvillohet në “WEE Arena” në Bad Tolz afër Munihut dhe është i vlefshëm për titullin kryesor të EBU-së në kategorinë super të mesme.

“Në Kosovë dhe Shqipëri deri sot nuk kemi pas kampion bote, dua që unë të shkruaj histori“, kështu ka deklaruar Krasniqi për televizionin gjerman “Sky Sport”. Ndërkaq, nga kampi i Krasniqit ftojnë sa më shumë shikues: “Ejani që të gjithë të mbështesim Sportistin tonë në duelin për titullin e Evropës i cili do të sjellë shumë pranë titullit të botës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat