Kapitullon rusi, Haxhi Krasniqi është kampion i Evropës - Bota Sot
Kapitullon rusi, Haxhi Krasniqi është kampion i Evropës

Boksi

E martë, 20 nëntor 2018

Kapitullon rusi, Haxhi Krasniqi është kampion i Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2018 Në ora: 22:54
Robin Krasniqi triumon ndaj rusit Kashtanov

(E plotësuar) - Mjeshtria e boksierit nga Kosova la të tronditur rusin. Kashtanov e përjetoi rëndë humbjen nga djaloshi i artë shqiptar. Haxhi Krasniqi tregoi zgjuarsi dhe nuk i dha mundësi kundërshtarit për të befasuar edhe pse ishte i papërshtatshëm.

Kryetrimi shqiptar Haxhi Krasniqi luftoi si luan dhe shënoi fitore të madhe ndaj rusit Stanislav Kashtanov, duke u stolis me titullin e kampionit të Evropës së lashtë (EBU) në kategorinë super të mesme, në meçin që u zhvillua në Munih. Boksieri rus kapitulloi pas 12 rundeve.

Me vendim të gjyqtarëve Haxhi Krasniqi shpallet fitues dhe njëherësh i hapet rruga në luftë për titullin e botës.

Lotët e gëzimit për Haxhi Krasniqin që dhuroi boks më të mirë. Një super fitore e Krasniqit që gëzoi kudo që janë shqiptarët.

Ai tregoi klasin e tij ndaj rusit të papërshtatshëm. Në 12 runde që zhvilloi Krasniqi u dëshmua i matur, në asnjë moment nuk lejoi që të bie në grackën e rusit.

Bashkëatdhetarët tanë që janë në palestër festojnë këtë fitore të madhe të Krasniqit nga Juniku.
 

* * * * *

Rundi i fundit, i 12-ti, emocione të mëdha të të pranishmit, por edhe te ata që janë pranë ekraneve televizive. Luftë e madhe mes kryetrimit shqiptar dhe Kashtanovit. Kashtanov u tregua i papërshtshëm në disa momente ndaj Krasniqit.

* * * *

Në rundin e 11-të, në palestër dëgjohen brohoritjet Krrasniqi, Krasniqi, Krasniqi. Luftë e madhe mes Krasniqit dhe Kashtanov, gjithnjë e më shumë po rriten emocionet. Rusi është i papërshtatshëm dhe vazhdimisht i rrezikshëm.

* * * *

Rundi i dhjetë, Haxhi Krasniqi sulmojë në drejtim të rivalit, duke e goditur disa herë, por edhe rusi është i papërshtashëm.

* * * *

Rundi i nëntë, Haxhi Krasniqi kërkon me goditje direkte që ta detyrojë rivalin që të kapitullojë. Emocione të pakufishme në palestrën e Munihut.

* * * *

Rundi i tetë, luftë e madhe në një atmosferë të bukur sportive në Munih.

* * * *

Rundi i tretë, Krasniqi gjithnjë në kërkim për të shkatërruar kundërshtarin, Rusi ruhet me mençuri deri me tash, ndërsa Krasniqi po has në vështirësi nga Kashtanov.
* * * *

Në rundin e dytë, një përballje e vështirë për Krasniqin, por që synon fitore ndaj rusit të papërshtatshëm. Luftë e fortë mes dy boksierëve.

Atmosferë mahnitësë në Munih, kryetrimi ynë Krasniqi në emocionet e tija. Në rundin e parë, përkrahje e madhe për Krasniqin. Brohoritje Krasniqi, Krasniqi, valon flamuri kombëtar, atmosferë brilante. Të dy boksierët taktizojnë dhe shikojnë të godasin njëri - tjetrin. Krasniqi po dëshmohet më i shkathët dhe kërkon sa më shpejt që është e mundshme ta ndëshkojë rivalin.

* * * *

Haxhi Krasniqi në përballje me rusin Stanislav Kashtanov, meç i vlefshëm për titullin me të lashtë të Evropës (EBU).

Image

Haxhi Krasniqi doli në ring më këngën e Elvana Gjatës, "Kuq e Zi je Ti". Emocione drithëruese në Munih.

Image
Lushtaku gëzon çdo goditje të sukseshme të të dashurit, Robin Krasniqi

Robin Krasniqi vs Stanislav Kashtanov, sot është meçi kryesor në boshtin profesionist në Evropë dhe boksieri nga Juniku në këtë meç kërkon të fitojë titullin evropian EBU, që atij do të mundësonte të rikthehej në grupin e ngushtë të pretendentëve për titull bote.

Ky meç zhvillohet në Bad Toelz të Gjermanisë dhe do të transmetohet live nga mediat gjermane dhe ato të rajonit si një prej ngjarjeve kryesore.

Meçi është i vlefshëm për titullin e Evropës në kategorinë super të mesme. Ky meç sipas parashikimeve pritet të filloi pak minuta rreth orës 23:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test