Haxhi Krasniqi tregon përse iu mbushën sytë me lot dhe kur do të luftojë për titullin e botës - Bota Sot
Haxhi Krasniqi tregon përse iu mbushën sytë me lot dhe kur do të luftojë për titullin e botës

Boksi

E martë, 23 tetor 2018

Haxhi Krasniqi tregon përse iu mbushën sytë me lot dhe kur do të luftojë për titullin e botës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2018 Në ora: 11:37
Pamje nga meçi i Haxhi Krasniqit me Stanislav Kashtanov

E shtuna e orëve të vona (me 2 qershor) do të kujtohet shumë gjatë për nivelin e lartë të boksit që ka treguar Haxhi Krasniqi.  Boksieri rus Stanislav Kashtanov në asnjë moment nuk kishte zgjidhje dhe vazhdimisht ishte sikur i humbur në luftë me Krasniqin. Junikasi boksonte me një teknikë të përsosur dhe në asnjë moment nuk lejojë që rusi të çojë kokë! Ishin të mbyllura të gjitha rrugët për rusin, por vetëm ruhej të mos pësonte nokaut sepse e dinte në çdo moment se humbja ishte e pashmangshme.  Krasniqi shënoi fitore pas 12 rundeve dhe bindëse ndaj rusit, duke u stolis me titullin e kampionit të Evropës (EBU) në kategorinë super të mesme.

Në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, Krasniqi tregon përse iu mbushën sytë me lot në palestrën e Munihut dhe kur mund të boksojë për titullin e kampionit të botës.      

“Bota sot”: Haxhi, në 12 runde ishe më i mirë se rusi Kashtanov. Gjatë gjithë luftës vërehej një stres nga ana e kundërshtarit, por në disa raste ai mundohej të befasoj. Ku ishte arma më e fortë që e amortizuat atë?

Haxhi Krasniqi: Unë në asnjë moment nuk i kam ofruar hapësirë për goditje atij, kjo ka funksionuar te unë shumë mirë dhe besoj se ka qenë shumë problematike për të.

 “Bota sot”: Haxhiu futet në luftë për titullin e botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO apo duhet të pres edhe pak kohë?

Image

Haxhi Krasniqi: Njeherë do të bëj disa javë pushim e tani do të shohim tutje, besoj se do të ketë shumë mundësi.

 “Bota sot”:  Atmosfera madhështore, si rrallë herë Haxhiut iu mbushën sot me lot, çfarë iu emocionoj më shumë pas shpalljes kampion i Evropës (EBU)?

Haxhi Krasniqi: Pas duelit me Abraham shumë kush ka menduar se unë kam mbaruar, për shkak se nuk kam fituar edhe se me raunde isha në fakt i barabartë me të. E tani edhe në duelin 53 arrita të tregoj se jam më i fortë se kurrë, madje ndaj një ish-kampionit të botes siç ishte Kashtanov.

“Bota sot”: Nuk është larg koha që ta shohim kampionin e parë shqiptar të botës në boksin profesionist. Edhe vet e keni paralajmëruar, a jeni në kulmin më të lartë të formës?

Haxhi Krasniqi: Me trajnerin që e kam tani Magomed Schaburow po mësoj shumë gjëra të reja në teknikë dhe taktikë, kështu që po zhvillona akoma më mirë dhe çdo titull është i mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test