Pajaziti kampioni që pret sërish të triumfoj

Boksi

Pajaziti kampioni që pret sërish të triumfoj

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 12:47
Pajaziti

Feriz Pajaziti djaloshi me prejardhje nga Prizreni por që jeton dhe ushtron në Salzburg të Austrisë dalëngadalë po ngjitet në piedestalin ma të lartë të këtij vendi por edhe në turne të ndryshme ndërkombëtare duke fituar medalje. 5 herë kampion dhe ëndrra në të ardhmen që i shpreh në ArenaRing”. Ai falënderon familjen që gjithnjë i rinë pranë dhe kjo i jep motiv për të vazhduar më tej.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport ?

Pajaziti: Me boks kam filluar të merrem qysh nga mosha 11 vjeçe, kurse u dashurova në momentin e parë kur u futa në palestër kur rastësisht shkuam së bashku me një mik timin. Kështu u regjistrova në klubin e boksit Hallein, kurse trajnerët e mi janë Gerald Schaidreiter dhe Harald Vogi.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Pajaziti: Pas tre muajve stërvitje u futa në ring, kurse ndeshjen e parë në karrierë e zhvillova në Salzburg ku fatmirësisht debutova me fitore kundër një kundërshtari që kishte shumë më shumë përvojë se unë.

Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Pajaziti: Boksi të them të drejtën është shumë I popullarizuar në Austri dhe për këtë jam shumë i gëzuar edhe unë.

Sukseset e juaja dhe ndeshja e radhës?

Pajaziti: Pesë herë kam arrit të bëhem kampion i Salzburgut, Austrisë dhe gjithashtu kampion në pound4poung league. Të premten e ardhshme është finalja në pound4poung league. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për mua , sepse ajo ka të bëjë më një titull. Unë përpiqem të përmirësohem dhe të mësoj nga gabimet dhe të mësoj gjithçka që është e nevojshme.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Pajaziti: Familja ime e pëlqen boksin dhe më mbështet në çdo mënyrë të mundshme dhe për këtë i falënderoi shumë.

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove - Shqipëri dhe jashtë saj?

Pajaziti: Kur kam stërvitur në Prizren, kam takuar disa boksier të mirë, poashtu edhe trajnerin Votim Zaluzhani.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja?

Pajaziti: Nuk ka asgjë më të mirë për mua sesa ky sport. Kjo më bën fizikisht dhe mendërisht shumë të fortë dhe më të disiplinuar, poashtu më ndihmon në përgatitjet e mija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat