Boksieri shqiptar Sefer Seferi dhe ai britanik, Tyson Fury, krijuan një atmosferë të këndshme gjatë matjes dhe më së miri e faktojnë edhe fotografitë. Boksierët do të boksojnë mes vete nesër dhe është një luftë e mirëpritur.
Gjatë matjes u bë një show, ku sipas fotove, shihet se si Fury e ka kapur dhe ngritur lart Seferin, po ashtu edhe ky i fundit është orvatur t’ia kthejë.