Hekuran Avdylaj premton fitore në Kërçovë

Boksi

Hekuran Avdylaj premton fitore në Kërçovë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 13:43
Hekuran Avdylaj premton fitore në Kërçovë

Vetëm edhe 16 ditë nga spektakli i madh që do zhvillohet në Kërçovë e ku do ndeshen për titull bote Shemsi Beqiri dhe Burim Aliu, ndërkohë që do ketë edhe shumë para ndeshje interesante, ku ndër ta do të ngjitet në ring, kampioni evropian Hekuran Avdylaj i cili me prejardhje nga Istogu (Shushic) por i lindur në Austri.

Ai për kundërshtar do ketë një djalosh luftarak dhe korpulent, Borçe Ivanovski i cili është nga Maqedonia dhe i cili ka përvojë të madhe në kikboksin amator si dhe atë profesional. Mirëpo kjo aspak nuk e frikëson kosovarin i cili po paralajmëron madje edhe fitore. “Për ndeshjen në Kërçovë po përgatitna maksimalisht sidomos në dy muajt e fundit. Unë gjithmonë e jap maksimumin në ring, kështu që do jetë kështu edhe kësaj radhe dhe nuk mendoj asgjë tjetër përveq fitores”, tha për “ArenaRing”, Avdylaj.

Ndryshe, Hekurani deri më tani ka zhvilluar 40 ndeshje, ku prej tyre 35 fitore, 1 barazim e 4 Humbje. Në këtë spektakël do të paraqitet në ring edhe vëllai i tij, Dardan Avdylaj, kurse kundërshtarin e tij do ta zbulojmë në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat