Daniel Cormier ka deklaruar se i kanë mbetur edhe dy ndeshje përpara se të varë dorezat në gozhdë, por kohët e fundit shumë luftëtarë e kanë sfiduar kampionin e dy peshave të ndryshme. I fundit është shqiptari Ilir Latifi.
Latifi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në UFC dhe aktualisht është një nga luftëtarët më në formë të peshës “light-heavyweight”.
“Kampion, përse vazhdon të fshihesh. Unë jam kundërshtari i duhur ndaj të cilit duhet të mbrosh titullin.
“Nëse nuk do të ndeshesh me Alex, atëherë ndeshu me mua boll u fshehe kampion, më jep mundësinë time. Respekt,” ishin fjalët e Latifit në Instagram.