Djaloshi nga Radusha që po i habit ekspertët gjerman - Bota Sot
Djaloshi nga Radusha që po i habit ekspertët gjerman

Boksi

Djaloshi nga Radusha që po i habit ekspertët gjerman

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:31
Mustafa kur triumfoi

Një djalosh i cili po habit kohën e fundit ekspertët e këtij sporti në Gjermani me kualitetin e tij që po e tregon në ring. Bëhet fjalë për, Arbin Mustafa i cili ka lindur në Berlin, por me prejardhje nga Radusha e Maqedonisë. 16-vjeçari në një intervistë me portalin tonë ka shprehur dëshirën që një ditë të kaloj në boksin profesionist, mirëpo njëherë synon medaljen evropiane dhe botërore ne boksin amator.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport?

Mustafa: Qysh në fëmijëri kam pasur dëshirë që të shikoj ndeshjet e boksit në televizor dhe diçka më tërhiqte ky aktivit sportiv , poashtu mund të them se kam qen edhe shumë i gjallë si fëmijë duke përdor edhe grushtet shpesh, kështu nëna ime e vërejti këtë dukuri tek unë dhe më dërgoi në një palestër boksi dhe filloj ëndëra ime të më realizohet qysh nga mosha 10 vje­çare.

Në cilin klub u regjistruat dhe pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Mustafa: U regjistrova në klubin e boksit BSG ku trajneri kam një profesionist të vërtet i cili më ndihmon shumë dhe quhet, Udo Zibarth. Ndeshjen e parë në karrierë e kam zhvilluar vetëm pas 6 muajve stërvitje, sepse ashtu mendonte trajneri duke më motivuar dhe duke më thnëë se ti je gati për luftë dhe ashtu doli sepse përballjen e parë e kam fituar vetëm për 15 sekonda. Fillimi i karrierës ka qen shumë interesant sepse kam takuar shumë boksierë të disiplinuar dhe ata kanë qenë madje edhe një model për mua.

Sukseset e juaja?

Mustafa: Gjate karrierës sime kam zhvilluar shumë ndeshje amatore, kurse suksesin më të madh e kam në vitin 2016 kur arrita të bëhem njërit kampion i Berlinit kurse më pas edhe i Gjermanisë.

Ndeshja e radhës?

Mustafa: Ndeshja ime e radhës do jetë në muajin shtator në Gjermani por besoj se do të zhvilloj edhe ballafaqime shumë shpejt edhe jashtë vendit.

Planet e juaja për të ardhmen?

Mustafa: Synimi im është që në të ardhmen e shpejtë të paraqitem në kampionatin evropian dhe botëror dhe të fitoj medalje. Këtë e kam ëndërr dhe shpresoj ta realizoj. Kurse pasi ti mbushi 20 vjet dua të tentoj të futem në boksin profesionist dhe të prezantoj vlerat e mija në ring.

Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Mustafa: Ky sport në Gjermani është shumë i zhvilluar si aj amator poashtu edhe ai profesionalist. Dhe kjo vërehet edhe nga rezultatet e mëdha që shënojnë sportistët e këtij vendi. Dhe jam shumë i gëzuar që jam me një shtet të tillë të zhvilluar sepse kjo do jetë një rast i mirë për mua që të dëpërtoj sa më shpejtë në boksin profesionist.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Mustafa: Familja ime interesant nga fillimi e ka pranuar këtë sport, madje ata kanë qenë ata që më kanë futur në boks. Kam përkrahje të madhe nga nëna por edhe nga babai dhe kjo më jep motiv shtesë që të vazhdoj me këtë aktivitet, andaj edhe publikisht i falënderoi.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja?

Ndjenja më e mirë në këtë sport për mua është fakti se më mban larg nga vetitë e këqija që na sjell shekulli i 21-të, kurse ndjenja ime më e keqe është kur mendoj se një ditë do të duhem të largohem nga ky sport, për shkak viteve të shtyra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test