Martohet boksieri që rrihte serbët, por nusen e ka veshur sipas traditave shqiptare - Bota Sot
Martohet boksieri që rrihte serbët, por nusen e ka veshur sipas traditave shqiptare

Boksi

Martohet boksieri që rrihte serbët, por nusen e ka veshur sipas traditave shqiptare

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:22
Martohet boksieri, por nusen e ka veshur sipas traditave shqiptare

Ashtu si e do zakoni edhe e ka organizuar dasmën në qytetin e Deçanit. Është  fjala për boksierin Petrit Mazrekaj, që bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC. Boksieri që ka bërë emër në rrahjen dhe nokautim të boksierëve serb, fundjavën që e lamë pas, i dha fund beqarisë.

Ai është martuar me vajzën nga Deçani, Liridona Mushkolaj. Nusen e ka veshur sipas traditave shqiptare. “Traditat nuk i harrojmë sepse këto janë vlerë kombëtare. Duhet ruhen traditat tona të pasura dhe kështu edhe njihem si popull, me origjinalitet ”, tha Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...