Babai i Mayweather konfirmon se po zhvillohen bisedime për rimeçin ndaj McGregor

Boksi

Babai i Mayweather konfirmon se po zhvillohen bisedime për rimeçin ndaj McGregor

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 06:23
Floyd Mayweather dhe Conor McGregori

Babai i Floyd Mayweather ka thënë se pritet të ndodhë rimeçi ndërmjet legjendës së boksit dhe Conor McGregorit.

Ylli më i njohur i UFC-së hyri në botën e boksit në gushtin e vitit të kaluar për t’u ndeshur me kampionin e pamposhtur. Dhe ashtu siç pritej, Mayweather e regjistroi fitoren e 50-të në karrierë me nokaut teknik në raundin e dhjetë.

Dueli ishte ndër më fitimprurësit në histori të boksit, ndërsa që atëherë është folur vazhdimisht për një rimeç mes tyre.

Në javët e fundit janë intensifikuar spekulimet se dy sportistët mund të përballen përsëri, ndërsa këtë e ka thënë edhe babai i Floyd, i cili beson se djali i tij mund të tërhiqet sërish nga pensionimi.

“Po flasin (me njëri-tjetrin) sikur ai dhe Conor McGregor do të ndeshen. Kështu po tingëllon. Nuk jam i sigurt, por vetëm po them se si po më tingëllojnë gjërat”.

“Duket sikur ai (Floyd) dëshiron të ndeshet sërish”, i ka thënë Mayweather Sr gazetares sportive Helen Yee.

Mirëpo, babai i boksierit nuk beson se djali i tij do të pranojë të hyjë në ‘tetëkëndësh’, porse do të kërkojë të ndeshet sërish në ring me rregullat e boksit.

Ai ka konfirmuar se bisedimet për një duel tjetër shumëmilionësh ndërmjet Floyd dhe McGregor, kanë ndodhur dhe se interesimi është nga të dyja palët.

Sidoqoftë dueli “Mayweather vs McGregor 2” duhet të presë, pasi irlandezi do të rikthehet në botën e MMA më 6 tetor në kuadër të UFC 229, ku do të ndeshet me Khabib Nurmagomedov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat