Darkë dhe çmallje e gjeneratës së artë të Prishtinës, por pse mungoi Aziz Salihu?

Boksi

Darkë dhe çmallje e gjeneratës së artë të Prishtinës, por pse mungoi Aziz Salihu?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:28
Darkë dhe çmallje e gjeneratës së artë të Prishtinës, por pse mungoi Aziz Salihu?

Emrat që dikur dridhnin ish Jugosllavinë, u takuan në një darkë speciale dhe u çmallen mes vete. Folën e qeshën dhe u çmallen deri në pikën e fundit, kujtuan periudhat e arta të tyre kur ishin pesë herë kampionë të ish Jugosllavisë dhe gjashtë herë nënkampion, por edhe fitues të medaljeve të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

Image

Ishint ë pranishëm emrat të mëdhenj, si Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Nazif Gashi, Enver Hajredini, Afrim Majanci, Fatmir Makolli, Sherif Aliu, Zahir Shabani, Latif Demolli, Qamil Pajaziti, Naser Bajrami, Beqir Berisha, Esat Krajkova, Jonuz Pajazizi, Ismet Haziri, Afrim Halimi, Rrahim Hasani, Haki Peci, Farik Gërxhaliu dhe Haki Gashi.

Image

Kjo ndejë ishte organizuar nga ish boksieri i mirënjohur Afrim Majanci dhe vërtet ishte mbrëmje e paharrueshme e emrave të mëdhenj, që ende kujtohen me emocione e krenari nga gjeneratat e vjetra.

Image

Përse mungoi Aziz Salihu? ‘Zizi’ mungoi me arsye siç merret vesh sepse ishte në pushime, në njërën nga bregdetet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat