Kosova kërkon medalje në Turqi

Boksi

Kosova kërkon medalje në Turqi

Nga: K. G. Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:44
Kosova kërkon medalje në Turqi

Boksierët e kombëtares së Kosovës kërkojnë medalje në turneun prestigjioz në Turqi, “Ahmet Comert”. “Në Stamboll nga 10-16 shtator mbahet turneu më i madh ndërkombëtar në boks ‘Ahmet Comert’ dhe është i vlefshëm për tubimin e pikëve për Lojëra Olimpike – ‘Tokio 2020’. Në këtë turne marrin pjesë boksierja e mirënjohur dhe shpresa olimpike Donjeta Sadiku, boksierët Dielli Vranoci (64 kg) e Armend Neziri (75 kg) dhe selektorët Shefki Bogujevci, Besim Brahimi, si dhe gjyqtari me licencë të AIBA-s Latif Demolli. Për Donjeta Sadikun këto meçe do të jenë të mirëseardhura para Kampionatit Botëror që mbahet 15 -24 nëntor në Nju Delhi të Indisë”, bëhet e ditur nga FBOXK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat