Marku pyeti kundërshtarin nëse i ka ndodhur të bie në gjumë në ring!

Boksi

Marku pyeti kundërshtarin nëse i ka ndodhur të bie në gjumë në ring!

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:54
Marku pyeti kundërshtarin nëse i ka ndodhur të bie në gjumë në ring!

Florian Marku dhe Ioan Vranceanu kanë patur prezantimin e fundit para mediave në prag të meçit të së premtes në MMA, që të dy e zhvillojnë në Ferizaj.

Konferenca e mbajtur në Prishtinë, ka sjellë interesim të madh të adhuruesve të Florian Markut dhe mediave.

Sharmant, i qetë dhe i buzëqeshur, Florian Marku nuk ka hezituar para meçit të pyes kundërshtarin e tij nëse i ka ndodhur ndonjë herë të bie në gjumë në ring?

Me këto tone ka kaluar konferenca për media dhe peshimi i dy protagonistëve të mbrëmjes MMA, që të premten mbahet në Ferizaj.

Florian Marku ka qenë i shoqëruar edhe nga  trajneri i tij Georgios Armagos, ndërsa rumuni Ion Vranceanu në krahun e tij kishte edhe menaxherin Sebastian Vieru.

Meçi mes Florian Markut dhe Ioan Vranceanu zhvillohet të premten në Ferizaj, në mbrëmjen që pritet të fillojë në orën 20:00, e në të cilën në program do të jenë edhe 7 parameçe sikurse edhe prezantimit i yllit të muzikës Noizy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat