Khabib rreh McGregorin dhe shpallet Kampion

Boksi

Khabib rreh McGregorin dhe shpallet Kampion

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 07:35
Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor

(E plotësuar) -   Boksieri rus arriti ta mposhtë Conor McGregorin, mirëpo ai ka marr një lajm aspak të mirë.

Kreu i UFC-së, Dana White ka refuzuar që t’i jap Khabibit brezin e kampionit në ring, pasi janë frikësuar se situata mund të eskaloj.

“Nuk është qind për qind (se do ta humbë titullin). Ne kemi rregullore nga komisioni shtetëror… Komisioni sportiv i Nevadas do të jetë shumë i vështirë (në raport me Khabib)”, ka thënë White.

“Guvernatori (i Nevadas) ishte këtu, ai u largua duke vrapuar nëpër ndërtesë, kjo nuk është aspak e mirë, ai (Khabib) është në telashe”.

Bokseri rus rrezikon është që më mos ta marr vizën për në SHBA për më shumë se pesë vite, pasi përleshja e sotme, ka qenë tejet e rrezikshme edhe për publikun në sallë.

Khabib pas meçit ka kërkuar falje, por që ka thënë se ai është fyer nga McGregor dhe stafi i tij, duke i sharë familjen dhe fenë. 

 

***

Ndeshja mes McGregor dhe Khabib ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës pasi të dy "luftëtarët" janë më të famshmit e UFC. 

Khabib ka arritur të marrë fitoren që në raundin e 4 ndaj irlandezit MCGregor duke mbrojtur kështu titullin kampion bote që ai vetë e zotëron. 

Por në disa video të publikuara në rrjet, Khbaib kishte premtuar se nuk do të bënte një ndeshje të thjeshtë me McGregor, por sipas tij do "t'ja shtypte fytyrën", dhe pikërisht kjo ka ndodhur pasi, Khabib e ka shtypur Mcgregor duke mos e lejuar të marrë frymë dhe duke i rrëmbyer fitoren.

 

Image
Image

 

Khabib është shpallur kampion për peshat e lehta në UFC duke shkatërruar në një ndeshje si kurrë më parë Conor McGregorin.

Ai e ka dominuar ndeshjen, por fill pas gjyqtarët vendosen se ai ishte fituesi, Khabib kalon ringun dhe i sulet stafit të irlandezi duke shkaktuar kaos në T Mobile Arena të Las Vegasit..

Nuk dihet se cili ishte shkaku i këtij shpërthimi të çeçenit, megjithatë fill pas kaosit McGregor është shoqëruar në ambientet e brendshme, ndërsa organizatorët i tremben një sherri masiv mes tifozëve jashtë.

Image
Image

 

Khabib rreh McGregorin dhe shpallet Kampion

Ka përfunduar në një mënyrë krejt të çuditshme ndeshja për kampionin e peshave të lehta në UFC.

Pasi ka fituar shumicën e raundeve, Khabibi është shpallur fitues në raudin e fundit pasi kishte shtrirë në tokë McGregorin.

Me të marrë vendimin nga gjyqtari që fitoi, ai kalon në anën tjetër të ringut duke goditur stafin e McGregorit. 
 

Tani Khabib është kampion bote!

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat