E kaluara e mjerë e Khabib, kampionit që po çmend botën pas fitores ndaj McGregor - Bota Sot
E kaluara e mjerë e Khabib, kampionit që po çmend botën pas fitores ndaj McGregor

Boksi

E diel, 21 tetor 2018

E kaluara e mjerë e Khabib, kampionit që po çmend botën pas fitores ndaj McGregor

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 07:24
Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov është kampioni absolut i kategorisë së mesme në UFC.

Mëngjesin e djeshëm ai mposhti irlandezin McGregor duke mbrojtur edhe njëherë titullin.

Megjithatë, rusi ka kaluar jo pak vështirësi për të arritur këtu ku është sot.

I lindur në rajonin Dagestanit në Rusi, 30-vjeçari ka folur shumë për jetën e tij dhe pasionin për artet marciale.

Ai shprehet se jetesa ka qenë shumë e vështirë sepse vendi i tij ka qenë gjithmonë në luftë për pavarësi ndaj Rusisë, por kjo e ka berë atë më të fortë.

Shtysa më e madhe për të është babai i tij, të cilit i dhe fitoren e sotme.

Ai shprehet:

Kam jetuar me 15 vëllezër në një shtëpi. Babai na stërviste në mëngjes dhe në darkë. Jam krenar që i bëj të lumtur."

Khabib Nurmagomedov arriti që të bënte fitoren e 27 nga 27 ndeshje që ka bërë në karrierën e tij.

Ajo kundër Conor McGregor është dhe ndeshja e jetës së tij, pasi mundi një nga rivalët më të fortë në botën e MMA-së.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test