Fury pranon kërkesën e WBC-së - Bota Sot
Fury pranon kërkesën e WBC-së

Boksi

E premte, 16 nëntor 2018

Fury pranon kërkesën e WBC-së

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:40
Fury pranon kërkesën e WBC-së

Tyson Fury do të duelojë ndaj Deontay Wilder më 1 dhjetor në Los Anxhelos, sfidë e vlefshme për titullin kampion botë në peshën e rëndë në kategorinë WBC. 24 orë më parë, presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman, kërcënoi Fury se nuk do ta njohë si kampion bote në rast se e fiton duelin, për shkak se nuk ka nënshkruar protokollin antidoping të WADA-s.

Por ka qenë vetë Sulaiman ai që ka pohuar sot se ky ngërç është zgjidhur, pasi boksieri britanik i ka dërguar të firmosur kontratën, ku ai pranon të përfshihet në kontrollin e WADA-s. Sipas këtij protokolli, boksieri i nënshtrohet testeve antidoping, ndërkohë që në të shkuarën Fury ka dolë pozitiv me kokainë, të cilën ai deklaroi se e merrte për shkak të depresionit.

Tashmë që ky problem është zgjidhur, Fury mund të vazhdojë të përgatitet rregullisht për duelin që do të zhvillohet në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit, ku do të kërkojë të rikthehet kampion bote. Fury ka qenë kampion në peshën e rëndë, por titujt iu hoqën pikërisht pas skandalit doping. Britaniku është i pamposhtur në ring ashtu sikurse edhe Wilder, ndaj kjo përballje pritet me interes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test