Wilder kërkon falje pasi i thyen nofullën maskotit në emision - Bota Sot
Wilder kërkon falje pasi i thyen nofullën maskotit në emision

Boksi

E martë, 20 nëntor 2018

Wilder kërkon falje pasi i thyen nofullën maskotit në emision

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:45
Deontay Wilder

Kampioni i peshës së rëndë në WBC Deontay Wilder ka kërkuar falje pasi ka lënduar një maskot në televizionin amerikan.

Boksieri amerikan ka thyer nofullën e maskotit në një emision të ESPN, ku ka qenë duke promovuar sfidën e tij me Tyson Fury.

Wilder e ka rrëzuar në tokë maskotin, i cili ishte veshur një sombrero dhe mustaqe, teksa prezantuesit po shihnin në sfond.

“I kërkoj falje atij njeriu të guximshëm që është dëmtuar. Kam respektin më të madh për të, për pjesëmarrjen e tij dhe kurajën.

“Dua ta ftoj personalisht te ndeshja ime më 1 dhjetor.”

Wilder do të mbrojë titullin e tij ndaj ish-kampionit Fury në Los Angeles.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test