Luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagomedov dëshiron të korrë sukses aty ku rivali i tij Conor McGregor dështoi. Ai ka ftuar boksierin Floyd Mayweather në duel me fjalët “Në xhungël ka vetëm një mbret”.
Nurmagomedov mundi McGregor më 6 tetor ku zgjeroi rekordin e tij të pamposhtur për artet marciale në 27-0.
Kjo ishte lufta e parë për McGregor qëkur humbi në boks nga Mayweather në gusht të vitit 2017.
“Le të shkojmë, Floyd, ne duhet të luftojmë tani,” tha Nurmagomedov, në një video të Instagram-it.
Mayweather e mposhti McGregor në raundin e 10-të në luftën e tyre dhe kjo deri tani është ndeshja e tij e fundit.
“Sigurisht që unë jam mbreti, sepse ai nuk mundi të mposhtë lehtë McGregor dhe unë e bëra me lehtësi”, shtoi Nurmagomedov i cili mbanë titullin e tij të UFC kundër McGregor.
Nurmagomedov dhe McGregor janë suspenduar përkohësisht nga Komisioni Shtetëror i Atletikës të Nevadës.
Pas fitores së tij, Nurmagomedov kërceu rrethojën dhe ka filluar t’i sulmojë pjesëtarët e skuadrës së McGregorit.