Fitorja që iu mohua Erdonis Maliqit nga gjyqtarët në përballje me kampionin e Afrikës, Mohamed Boulaouja, në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018. Sipas gjyqtarëve, dy raundet e para i takuan marokenit dhe vetëm raundi i tretë Erdonisit!
“Dhashë maksimumin, isha bindshëm më i mirë se sa kundërshtari, por në fund ma vodhën fitoren.
Jam i dëshpëruar me këtë vendim, por nuk do të dorëzohem. Do te punoj edhe më shumë", tha boksieri Erdonis Maliqi, pas humbjes nga kampioni i Afrikës, marokeni Mohamed Boulaouya, me vendim të dyshimtë të gjyqtarëve. Erdonisi garoi në kategorinë -64 kilogramë të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.