Donjeta fiton medaljen e argjendtë në Bullgari - Bota Sot
Donjeta fiton medaljen e argjendtë në Bullgari

Boksi

E hënë, 19 nëntor 2018

Donjeta fiton medaljen e argjendtë në Bullgari

Nga: K. G. Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:56
Donjeta fiton medaljen e argjendtë në Bullgari

Boksierja më e mirë në vendin tonë, Donjeta Sadiku, i solli medalje  të argjendtë shtetit të Kosovës. Ajo ka fituar medalje në turneun ndërkombëtar “Balkan”. “Donjeta boksoi në finalet e turneut ndërkombëtar ‘Balkan’ që u mbajt në Botegravd të Bullgarisë.

Donjeta edhe pse e lënduar në dorën e majtë nga meçi i gjysmëfinales dhe me injeksion nga mjeku, u paraqit në finale kundër boksieres luftarake nga Brazili Gleisiele Gomez. Donjeta gjatë gjithë meçit me brazilianen shkëmbyen goditje të njëpasnjëshme, vërtet garuesja jonë tregoi se është një luaneshë e ringut, edhe pse gjyqtaret fitoren ia dhanë boksieres braziliane. Këtë ja mundësoi gjyqtari në ring i cili lejoi boksieren Gomez të godet me goditje të papastra dhe jo të lejuara pas koke dhe pas shpine.

Por Donjeta në këtë turne pati tri fitore dhe një humbje, që është sukses, sepse kishte shtete nga tri kontinente.  Donjeta vazhdon tutje përgatitjet për Kampionatin Botëror që mbahet në nëntor në Nju Delhi të Indisë. Trajnerët Besim Brahimi dhe Marjola Sallauka u ndanë të kënaqur me formën dhe boksin qe tregoi Donjeta. Drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, që u dekorua me mirënjohje”, bëhet e ditur nga Federata e Boksit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test