Boksi as në qiell as në tokë, për faqe të zezë!

Boksi

Boksi as në qiell as në tokë, për faqe të zezë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:05
Tabela e vitit 2002

Nuk do shumë filozofi sa i përket sportit të shkathtësive bujare në Kosovë, dikur krenari e kombit shqiptar!  Hiq më larg se në vitin 2002 ekzistonte Liga e boksit amatorë me tetë ekipe dhe garohej mes ekipeve. Luftohej se cila do të jetë kampione e Kosovës dhe në shumicën e palestrave numri ka arritur atëkohë më shumë se 2 mijë shikues.

Secili klub vlonte nga boksierët e talentuar,  po ku jemi pas 16 viteve? Sot nuk kemi ligë të boksit! A punohet apo jo nëpër shumicën e klubeve të qyteteve të ndryshme apo duhet Federata e Boksit e Kosovës, me ekspertët e saj që ka, që ta marr iniciativën që ta rikthejë ligën, që do të rezultonte edhe në nxjerrjen e ndonjë boksierit cilësor. Si mund të kemi cilësi kur nuk kemi ligë ose kemi turne rrallë e për mall! Boksi as në qiell as në tokë, për faqe të zezë sepse nuk ka as ligë dhe ka pak boksierë krahasuar menjëherë pas luftës. 

Fakti më i mirë është tabela që e paraqesim të ligës së boksit në vitin 2002, e cila u publikua atëkohë në gazetën “Bota sot”.  Si mund të kërkojmë medalje olimpike, kur një boksier i yni ka shumë pak meçe! Kjo nuk do koment!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat