Krasniqi e ‘ndez’ luftën ndaj Hartel, ja çfarë ka shkruar në Facebook

Boksi

Krasniqi e ‘ndez’ luftën ndaj Hartel, ja çfarë ka shkruar në Facebook

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:50
Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi dhe Stefen Hartel

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, më 17 nëntor do të mbrojë për herë të parë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme.

31 vjeçari nga Juniku më 17 nëntor do të ngjitet sërish në ring, për të mbrojtur për herë të parë titullin e Evropës në peshat Super të mesme, ku do të boksojë kundër Stefen Hartel

Krasniqi ka njoftuar se sot (e mërkurë) ka mbajtur takimin e parë me kundërshtarin para medieve.

Boksieri nga Juniku shkruan në Facebook se kundërshtari i tij ndihej si kampion, por shton se ka besim te vetja, dhe se Hartel nuk është në dijeni se me kë do të përballet.

“Sot u mbajt takimi i parë me kundërshtarin para mediave dhe dukej se ai ndihej si kampion, kjo është mirë për mua sepse kam dëshirë gjithmonë të luftoj ndaj kampionëve, por jam i mendimit se ai akoma nuk e ka te qartë se me çka do të përballohet”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat