Lama, boksieri më i mirë

Boksi

Lama, boksieri më i mirë

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 22 tetor 2018 Në ora: 13:18
Lama, boksieri më i mirë

Jasin Lama, boksier i KB Shkupi është shpallur boksier më i mirë në Kampionatin individual të Maqedonisë për kadetë, juniorë dhe seniorë, i cili të dielën është zhvilluar në palestrën sportive në Kumanovë.

Në konkurrencën e seniorëve, Lama në kategorinë deri më 60kg në finale me ndërprerje në raundin e dytë e mposhti boksierin e Kumanovo-84, Nikola Arsovski. Lama edhe maçin gjysmëfinal e ka fituar me ndërprerje në raundin e dytë dhe me meritë është shpallur më i miri. Në të dy mecet, boksieri i Shkupit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, duke mahnitur të dashamirët e boksit.

Nga ky klub tek juniorët kampion u shpallë edhe Hyrmet Jonuzov (81 kg), kurse nënkampion Jeton Bejlurov (69kg) dhe Besar Nebi (90 kg).

Nga boksierët e Kumanovo-84 kampion në kategorinë e juniorëve u shpall talenti Riad Ajdini, i cili ne finale e mposhti boksierin e kb Shkupi, Jeton Bejlurov.

KB Çair në këtë kampionat ka një kampion tek kadetët dhe ai është Bujar Sali (60 kg), kurse dy nënkampion: Liran (81 kg) për junior dhe Bajram Murati (56 kg) për senior.

KB Sindi nga Struga pati një boksier në finale, Alim Nasufi (64 kg) tek seniorët. Trajnerët e tij dhe vet Nasufi protestuan për referim jo të drejtë, duke pretenduar se i është vjedhur fitorja.

Pakënaqësi të madhe në ndarjen e drejtësisë nga referët kanë shprehur edhe trajnerët e KB Shkëndija nga Tetovë në meçin e boksierit të tyre Lulzim Ismali (69 kg) kundër Janevskit në konkurrencën e seniorëve. KB Sindi dhe Shkëndija refuzuan të marrin medaljet.

Klub më i mirë është shpallur Bargalla nga Shtipi, ndërsa Shkupi i dyti dhe Univerzalci i treti. Petre Curlinovski, trajner i Bargallës nga Shtipi u shpall trajner më i mirë, kurse Petar Nedelkovski, refer më i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat