Sportisti amerikan e dorëzon titullin për shkak të sëmundjes

Boksi

Sportisti amerikan e dorëzon titullin për shkak të sëmundjes

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:44
Sportisti amerikan e dorëzon titullin për shkak të sëmundjes

Roman Reigns, ylli amerikan i Urestling, po kalon një moment të trishtuar në jetën e tij. Ai ishte diagnostikuar me leucemi 10 vite më parë, ndërsa tani zbuloi se sëmundja ishte rikthyer dhe si pasojë ai nuk mund të vazhdojë të ushtrojë sportin e tij.

Menjëherë pas lajmit, fansat e tij i dërguan mijëra mesazhe mbështetjeje në rrjetin social Twitter. Roman, një ish-lojtar i futbollit amerikan e bëri njoftimin në ring. 33 vjeçari ndër të tjera tha. “Ju mi keni bërë ëndrrat realitet. Nuk ka rëndësi nëse do brohorisni për mua apo do më shani. Unë vetëm ju them faleminderit” u shpreh i emocionuar kampioni i Urestling.

Ndër të tjera sportisti amerikan u shpreh se sapo të shërohet do të kthehet në shtepi. “Do ta mund këtë sëmundje dhe së shpejti do të më shihni sërish” deklaroi Roman Reigns.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat