50 Centi lë pa publik Ja Rulen, ia blen biletat e koncertit

Boksi

50 Centi lë pa publik Ja Rulen, ia blen biletat e koncertit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:39
50 Cent ka nisur “luftën” me shumë yje botërore të muzikës e sportit.

Reperi amerikan 50 Cent ka nisur “luftën” me shumë yje botërore të muzikës e sportit.

Në rrjetet sociale ai është përplasur me Floyd Mayweather, Khabib Nurmagomedov, dhe Machine Gun Kellyn, e së fundmi edhe me Ja Rule.

Ai ka blerë 200 bileta të koncertit të Ja Rule, për t’ia lënë pa fansa pjesën e parë të ulëseve. Këtë e ka bërë të ditur ai përmes Instagramit.

“Çfarë shou, mendoj thjesht fantastike. Bëje sërish, fëmija im ka shkuar të pushojë”, ka shkruar 50 Cent.

Sipas Live Nation një biletë e koncertit të Ja Rule kushton 70 dollarë, dhe nëse ka blerë 200, reperi 50 Cent ka paguar rreth 14 mijë dollarë për ta bërë këtë rreng.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat