Caktohet data për revanshin Chisora – Whyte

Boksi

Caktohet data për revanshin Chisora – Whyte

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:29
Dillian Whyte dhe Dereck Chisora

Është vendosur që të zhvillohet revanshi ndërmjet Dillian Whyte dhe Dereck Chisora.

Sky Sports raporton se ky duel do të zhvillohet me datën 22 dhjetor.

Dueli i parë, i zhvilluara para dy viteve, përfundoi me fitoren e 30 vjeçarit Whyte.

Dueli në “Manchester Arena” ishte spektakolar dhe ishte garues për çmimin “dueli i vitit”.

Whyte ka thënë se beson që do ta nokautoj Chisoran për të shënuar tjetër fitore ndaj tij.

Chisora në anën tjetër ka thënë se e ka në dorë fatin e tij dhe 22 dhjetori do të jetë luftë e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat