Khabib Nurmagomedov – Floyd Mayweather, të rejat e fundit - Bota Sot
Khabib Nurmagomedov – Floyd Mayweather, të rejat e fundit

Boksi

Khabib Nurmagomedov – Floyd Mayweather, të rejat e fundit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 18:27
Khabib Nurmagomedov – Floyd Mayweather

Pak ditë më parë vendosi kushtin se një duel mes Khabib Nurmagomedov dhe Floyd Mayweather duhet të zhvillohet në kafaz e jo në ring, por sot presidenti i UFC-së, Dana White ka rrëfyer se ka pasur një takim me stafin e boksierit amerikan për ta realizuar këtë përballje. “Jemi takuar dje në Los Anxhelos dhe kemi biseduar për këtë përballje”, tha numri 1 i arteve marciale mikse.

“Nuk dua të rrëfej asgjë në lidhje me atë që është biseduar, pasi mund të duket sikur çdo gjë është mbyllur. Por ju garantoj se dje kemi pasur vetëm një takim paraprak dhe kemi biseduar. Madje mund t’u them se ka gjasa që kjo sfidë të mos zhvillohet. Nuk besoj se kjo sfidë do të zhvillohet në kafaz, por nga ana tjetër as ata nuk thanë jo”, u shpreh më tej Dana White.

Ka kohë që përflitet se mund të zhvillohet një tjetër duel i madh mes Mayweather dhe një ikone të arteve marciale mikes si Khabib Nurmagomedov, ndërkohë që në gusht të 2017-ës, boksieri amerikan dueloi me Conor McGregor. UFC-ja ka kërkuar që këtë herë sfida të zhvillohet në kafaz dhe jo në ring. Të dy sportistët janë shprehur dakords për këtë duel, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test