Kosova me tetë boksierë në Maqedoni

Boksi

Kosova me tetë boksierë në Maqedoni

Nga: K. G. Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:11
Pamje nga një meç

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmoi se me tetë boksierë do të marrin pjesë në turneun ‘Gongu i Artë’ që mbahet me 8-10 nëntor në Shkup. “Kosova përfaqësohet me boksierët Leotrim Rexhepi (56 kg), Leon Merlaku (60 kg), Flamur Sejfijaj (64 kg), Dielli Vranoci (64 kg), Patriot Behrami (69 kg), Besart Kurhasku (75 kg), Armend Neziraj (75 kg) dhe Ardit Delijaj (81 kg)”, bëri të ditur Demolli.  Selektori Shefki Bogujevci i ndihmuar nga Kreshnik Shala, shpreson se të përzgjedhurit e tij do të tregojnë boks të mirë, kurse Latif Demolli do të ndajë drejtësinë në ring.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat