Dana White zbulon yllin e ri: Ky sportist do të jetë e ardhmja e UFC-së

Boksi

Dana White zbulon yllin e ri: Ky sportist do të jetë e ardhmja e UFC-së

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:05
Dana White

I pamposhtur në kafaz në 15 duele të zhvilluara në artet marciale mikse, Israel Adesanya po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e fansave dhe të drejtuesve të UFC-së.

Aq sa presidenti Dana White ta konsiderojë si yllin e ri të UFC-së sportistin 29-vjeçar. Në eventin UFC-230, Adesanya mundi me “KO teknik” Derek Brunson, duke hedhur kështu kandidaturën për titullin kampion në peshën e mesme. Duel që mund ta zhvillojë vitin e ardhshëm.

“Është e qartë që ky sportist ka bërë një hop evident në karrierën e tij, duke tërhequr vëmendjen tonë. Ai ka qenë shumë i ri kur ka ardhur këtu dhe tani është një sportist i rëndësishëm për ne, duke u rritur dita-ditës. Në eventin e fundit u paraqit mjaft mirë edhe pse përballë kishte një rival të fortë. Shumë njerëz, duke përfshirë edhe mua, mendojmë se ai është e ardhmja e UFC-së dhe këtë gjë e konfirmoi edhe në eventin e fundit”, tha Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat