Shqiptari i parë që do ndeshet në “Thai Fight” në Tajlandë

Boksi

Shqiptari i parë që do ndeshet në “Thai Fight” në Tajlandë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 14:22
Mitat Isteri

Dy here kampioni i botës në WFMC, Mitat Isteri (67 kg) ka marrë një ftesë të madhe që të merr pjesë në turneun e fuqishëm që organizohet në Tajlandë, Thai Fight më 24 nëntor. Djaloshi me prejardhje nga Shqipëria por që jeton dhe stërvit në Itali do të ndeshet ne turneun kryesor ku do jenë katër luftëtarë dhe do të ndeshen për një çmim të madh prej 8000 euro. “Të them drejtën jam shumë i gëzuar që më kanë ftuar në turneun kryesor në Tajlandë sepse unë do jem edhe i pari shqiptar që do ndeshem aty prej që është formuar ky aktivitet në këtë vend. Përgatitjet tani më i kam filluar dhe po ndihem shumë mirë, ndërkohë që nuk po mendoj asgjë tjetër përveç që të triumfoj. Shkurt duhet triumfuar sepse ndryshe nuk bën dhe kështu dua që të ngrisë edhe nivelin maksimal dhe të prezantoj me sukses kombin shqiptar në Tajlandë”, thotë  Isteri. Cekim se Isteri deri më tani ka zhvilluar 47 ndeshje ku prej tyre ka 33 fitore (15 KO). I njëjti është kampion interkontinental, kampion mediteran dhe katër herë kampion i Italisë. Atë në të ardhmen do ta menaxhoj edhe “ArenaRing - Management promotion for Boxing, Kickboxing, Muay Thai and MMA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat