Khan parashikon fituesin e duelit Fury – Wilder - Bota Sot
Khan parashikon fituesin e duelit Fury – Wilder

Boksi

Khan parashikon fituesin e duelit Fury – Wilder

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:09
Khan parashikon fituesin e duelit Fury – Wilder

Tyson Fury – Deontay Wilder është meçi që po pritet me padurim nga ndjekësit e sporteve luftarake.

Dy të pamposhturit do të përballen me njëri tjetrin më 1 dhjetor, në Los Angeles.

Për britanikun, kjo do të jetë një mundësi rikthimi, pasi karriera e tij nuk shkoi si më së miri pas fitores ndaj Klitschkos para tri viteve.

Në anën tjetër, nga shumica e audiencës sportive, Wilder konsiderohet si favorit.

Amir Khan, boksieri britanik, mendon se Tyson Fury do të jetë fituesi i këtij superdueli.

“Fury, ai gjithmonë bën mirë kur situata është me rëndësi” ka shkruar Khan në “Twitter”.

Tyson Fury ishte në depresion gjatë muajve të kaluar, kur edhe kishte deklaruar se kishte menduar edhe rreth vetëvrasjes. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test