Kur sportistët e Kosovës me ndihmë të shpejt mashtruan milicinë serbe

Boksi

Kur sportistët e Kosovës me ndihmë të shpejt mashtruan milicinë serbe

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 17:45
Ilustrim

Vite më të rënda për Kosovën kanë qenë vitet e 90-ta, kur Serbia shoveniste terrorizoi popullin shqiptar. Okupatori serb sulmoi gjithçka që ishte shqiptare, por asnjëherë nuk ka mundur t’i ndalë nga synimet e tyre. Në vitet e 90-ta në organizimin e garave të Republikës së Kosovës është përdorur edhe ndihma e shpejt për t’u fshehur sportistët dhe për të kaluar punktin e milicisë së agresorit serb. “Që nga pavarësimi i sportit kam punuar si trajner bashkë me Beqir Berishën e Afrim Majancin në fillim ka qenë dhe Shefki Bogujevci kemi punuar me vullnet e elan për sportin, kemi marrë pjesë në të gjitha turnetë që janë mbajt në tërë Kosovën”, kujton trajneri i boksit Agim Tahiraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

 

“E  më e rëndësishmja është kur në Preshevë u mbajt Kampionati individual i Kosovës në shtëpi të kulturës në atë qytet, në Preshevë kemi shkuar unë Beqir Berisha dhe Afrim Majanci, ku në atë kampionat mendonim se si të shkojmë dhe aty unë ju tregova se mund te shkoj me autoambulancën e ndihmës së shpejt të ‘Nenë Tereza’ ku unë punoja në showat dhe po ashtu vozisja ndihmën e shpejt dhe vendosem të shkojmë me auto ambulancë, ku si pacient e futem në auto Ilmi Canollin, unë Beqa e Afrimi, nga Prishtina në Preshevë u mbajt kampionati dhe u kthyem pa therë në këmbë, ishte një udhëtim i pa harruar. Aty ishte edhe Ilmiu, e kishte dhe djalin boksier Burim Canolli”, tregon Tahiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat