Ja cili do të jetë problemi që Wilder do të has ndaj Fury

Boksi

Ja cili do të jetë problemi që Wilder do të has ndaj Fury

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:35
Deontay Wilder – Tyson Fury

Mega – dueli Deontay Wilder – Tyson Fury është shumë afër. Gjigantët do të përballen më 1 dhjetor në Los Angeles, “Staples Center”.

Të dy boksierët besojnë se fitorja do tu takoj atyre, në mënyrë që të vazhdojnë  rrugëtimin si të pamposhtur.

Megjithatë, nga të gjitha parashikimet, është Nathan Gorman, një nga të rrallët që beson se britaniku do të triumfojë.

“Ai është i tmerrshëm të përballesh me të. Mendoj se ai është shumë i mirë, çuditërisht. Ai është shumë i gjatë dhe jashtëzakonisht i lëvizshëm” ka thënë Gorman për “iFL TV”.

“Nëse Wilder të godet, je në rrezik. Ai ka goditjen më të fortë në botë. Nëse të godet, dhe ka 36 minuta për ta bërë këtë, është rrezik për çdo njërin në botë” ka thënë ai.

“Por, nuk mendoj se do të arrijë ta godas Furyn. Tyson do ta bëjë atë të lëvizë. Do ta bëjë të dal huq dhe të vuaj. Ai është shumë i mirë dhe ka shumë në arsenalin e tij.

Tyson Fury është stërvitur jashtëzakonisht shumë për këtë ndeshje, duke pësuar transformim marramendës pas krizës që përjetoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat