Shënohet edicioni i 20-të i turneut “Adem Jashari”

Boksi

Shënohet edicioni i 20-të i turneut “Adem Jashari”

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:45
Shënohet edicioni i 20-të i turneut “Adem Jashari”

Palestra Minatori në Mitrovicë këtë fundjavë do të jetë arenë e edicionit jubilar, të 20-tit me radhë të turneut ndërkombëtar, “Adem Jashari”.
Për dy ditë radhazi, të shtunën dhe të dielën, Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), do të organizojë turneun në të cilin është konfirmuar pjesëmarrja e 10 shteteve.
Këshilli Organizativ me në krye, kryetarin e FBoxK, Ramadan Selimi, ka thënë se përkundër vështirësive që kanë pasur, kanë arritur të bëjnë përgatitjet e duhura për të organizuar turneun në mënyrën më të mirë.
Hapja ceremoniale do të jetë në program të shtunën në orën 15:45, ndërsa gjysmëfinalet në orën 16:00. Finalet e këtij turneu do të mbahen të dielën nga ora 16:00.
Komiteti Olimpik i Kosovës është njëri nga sponsorët e organizimit të këtij turneu.
I urojmë suksese kombëtares tonë të boksit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat