Ky është plani i Tyson Fury nëse ai del fitues ndaj Wilder

Boksi

Ky është plani i Tyson Fury nëse ai del fitues ndaj Wilder

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:48
Tyson Fury

Tyson Fury ka zbuluar rastin e tij në rast se ai del fitues në ndeshjen ndaj Deontay Wilder.

Dueli mes dy gjigantëve të boksit do të zhvillohet më 1 dhjetor, në Los Angeles, në “Staples Center”.

Të dy boksierët janë të pamposhtur në kategoritë e tyre, dhe Fury po synon që këtë numrin e humbjeve ta mbajë në 0 edhe pas duelit me amerikanin.

Britaniku është pyetur se çfarë do të bëj me rrypin WBC në rast se fiton ndaj Wilder dhe përgjigja ishte mjaftë interesante.

“Do të përfundonte me 15 të tjerët që tashmë i kam fituar” ka thënë Fury, shkruan “Givemesport”.

“Është vetëm një ndeshje boksi për mua. Kam pasur edhe 27 të tjera, kjo do të jetë e 28 dhe sikur humbje, fitore apo barazim, do të jetë ajo që do të jetë” ka vazhduar ai.

Fury ka përjetuar një krizë, menjëherë pas fitores së tij historike ndaj Wladimir Klitschko, por boksieri tashmë është rikthyer në formën e tij pothuajse më të mirë dhe po ndihet i gatshëm për ndeshjen ndaj “bomberit të bronztë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat