Fury bën premtimin e madh: Paratë e fituara ndaj Wilder do shkojnë për bamirësi

Boksi

Fury bën premtimin e madh: Paratë e fituara ndaj Wilder do shkojnë për bamirësi

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 21:50
Deontay Wilder dhe Tyson Fury

Dueli ndaj Deontay Wilder është një përballje prestigji për Tyson Fury, me ish-kampionin e botës që nuk interesohet aspak për shumat marramendëse që do përfitojë pas kësaj përballjeje. 

Fury thotë se pa marrë parasysh rezultatin, ai nuk do të mbajë shumën e madhe të parave që do të fitojë për veten, fëmijët e tij, ose gruan e tij shtatzënë. Në vend të kësaj, ai thotë se do të ndërtojë shtëpi për të pastrehët dhe do t'i dhurojë të gjitha për të varfërit. 

"Do t'ia jap të varfërve dhe do të ndërtoj shtëpitë për të pastrehët. Unë nuk kam interes për shumën, pasi nuk jam i interesuar të bëhem milioner apo miliarder. Unë jam një boksier jo një biznesmen dhe ndoshta do të shkoj në të njëjtën rrugë si çdo boksier tjetër. Fëmijët e mi duhet të bëjnë jetesën e tyre dhe të bëjnë rrugën e tyre në jetë. Nuk do të jetojnë nga emri dhe reputacioni sepse kjo është një rrugë e lehtë."-deklaroi Fury për mediat britanike.

Fury sfidon këtë të shtunë Wilder për rripin e tij WBC në Los Anxhelos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat