Wilder: Fury është i tmerruar nga unë, do të ketë vetëm një kampion!

Boksi

Wilder: Fury është i tmerruar nga unë, do të ketë vetëm një kampion!

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 00:47
Deontay Wilder

Ylli i kategorisë së rëndë në boks, Deontay Wilder, ka paralajmëruar nokaut brutal ndaj Tyson Furyt.

Pak para matjes Wilder u shpreh se Fury është i tmerruar dhe madje paralajmëroi nokaut brutal.

“Është koha që të gjitha ndjenjat e mia, të gjithë energjinë time ta nxjerr”.

“Ky është sport emocional, është sport i madh. Është mbrëmje e veçantë dhe unë di si ta liroj energjinë time”.

“Unë e kam shikuar shpesh në sytë e tij. Unë kam parë edhe më shumë frikë në sytë e tij. Tyson Fury është i frikësuar nga unë. Nuk më intereson çka thotë ai, se është në kokën time, çka është kjo, ai po tenton të bëjë diçka”.

“Tyson Fury është i tmerruar nga unë. Prisni një nokaut brutal”, theksoi Wilder para matjes zyrtare.

Në skenë, gjatë matjes zyrtare, Wilder vazhdoi me retorikën e njëjtë, duke përsëritur se ai do të jetë kampioni.

“Është ndeshja më e rëndësishme, por jo më e vështira. Unë kam luftuar kundër boksierëve më të fortë se ai. Kundërshtari im i fundit ishte shumë më i fortë”.

“Ky është vetëm një hap i radhës për atë ku unë dua të shkoj. Siç kam thënë, do të ketë një kampion, një fytyrë, një emër dhe ai është Deontay Wilder”, deklaroi Wilder.

Sfida e madhe zhvillohet mëngjesin e të dielës (ora 06:00) në Staples Center të Los Anxhelesit. Për herë të parë dy boksierët do të luftojnë në këtë arenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat