Ky është vëllai i Haxhi Krasniqit që sonte fitoi me nokaut ndaj boksierit serb

Boksi

Ky është vëllai i Haxhi Krasniqit që sonte fitoi me nokaut ndaj boksierit serb

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:18
Qëndrim Krasniqi në duel

Sonte në Munih të Gjermanisë u zhvillua një meç i boksit, që për publikun kosovar dhe adhuruesit e sporteve luftarake është posaçërisht interesant.

Fjala është për duelin midis Qëndrim Krasniqit, boksierit të ri kosovar dhe vëllait të Haxhi Krasniqit, kampionit evropian në federatën EBU në peshën e mesme dhe boksierit me etni serbe nga Bosnja e Hercegovina Davor Matic.

Për Qëndrim Krasniqin, ky ishte meçi i tretë në boksin profesionist dhe meçi i dytë këtë vit.

Ky boksier, i lindur në Junik, sivjet ka mbushur 20 vjet dhe po tenton që të ndjekë hapat e vëllait të tij të madh, i cili është kampion në EBU dhe ka qenë pretendent për titull bote.

Në anën tjetër, kundërshtari i tij Matic, i lindur në Banja Llukë të Bosnje e Hercegovinës, sonte zhvilloi meçin e tij të 11-të në boksin profesionist dhe pësoi humbjen e 10-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat