Reagimi brilliant i Wilder pasi Fury nuk u dorëzua pas nokautit në raundin e 12-të

Boksi

Reagimi brilliant i Wilder pasi Fury nuk u dorëzua pas nokautit në raundin e 12-të

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 08:33
Tyson Fury

Tyson Fury është ngritur mrekullisht pas nokautit që mori në raundin e 12-të, i cili ishte deçiziv për një barazim, në përballjen me Deontay Wilder.

Të gjithë u befasuan me veprimin e Furyt, duke u bazuar te goditjet e fuqishme të Wilder në drejtim të tij.

Ani pse e dominoi gjithë meçin, dy goditjet e Wilder në fund lanë shumë për të dëshiruar te Fury, pasi që ky i fundit nuk ia doli të mbrohej siç duhet.

Pasi ishte tri vite jashtë ringut, për shkak të shumë problemeve me jetën, Fury bëri një paraqitje të mrekullueshme sot.

Dhe fuqia e tij për t’u ngritur në këmbë pas raundit të 12-të kur mori ato goditje të fuqishme, e ka befasuar edhe kundërshtarin e tij, Wilder.

Shikojeni reagimin e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat