Vendimi i një gjyqtari për meçin, Wilder – Fury ka befasuar të gjithë në rrjetet sociale

Boksi

Vendimi i një gjyqtari për meçin, Wilder – Fury ka befasuar të gjithë në rrjetet sociale

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:28
Wilder – Fury

Tifozët e boksit në mbarë botën e kanë kritikuar vendimin e gjyqtarëve për ta përfunduar meçin baras mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Madje, edhe më shumë e kritikuan vendimin e një gjyqtari, i cili i dha të gjithë votat e tij për kampionin amerikan.

Padyshim, Fury ishte më i mirë në këtë meç, por goditjet që mori në fund të meçit bën që të penalizohej fitorja e tij.

Por, befasia më e madhe, sipas tifozëve të boksit në rrjetet sociale, ishte kur një gjyqtar dha pikët, 115-111 në favor të Wilder.

Këtë e bëri gjyqtari, Alejandro Rochin, i cili i dha amerikanit katër pikët e tij për raundet hapëse.

Megjithatë, në konferencën për shtyp pas meçit, kundërshtari i sotëm i Wilder, Fury nuk vendosi ta kritikojë gjyqtarin, Rochin për vendimin e tij.

Fury foli vetëm për gjyqtarin britanik, Phil Edwards, i cili e vendosi të barabartë meçin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat