Aziz Salihu: Nëse vazhdoj të injorohem, do të kërkoj ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia

Boksi

Aziz Salihu: Nëse vazhdoj të injorohem, do të kërkoj ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:56
Aziz Salihu: Nëse vazhdoj të injorohem, do të kërkojë ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia

Aziz Salihu në telashe! Nuk mund të pajtohet me padrejtësitë që i bëhen tash e një kohë dhe as ai nuk e kupton përse shtetit i Kosovës e injoron. Salihu ka humb nervat dhe si me injorancë ka paralajmëruar se nëse vazhdon ky injorim nga shtetit i Kosovës, do të kërkojë ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia. Ai tregon se si i ka shpenzuar paratë që i kishte për kontroll mjekësore për të mbajtur turneun për ‘Kolosët e boksit të Kosovës’.

Salihu është i revoltuar, që sipas tij, ka qenë themelues i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të shumë sporteve tjera në kohën e pavarësimit të sportit, ndërsa tani nuk respektohet dhe injorohet. Kryetari i klubit boksi Prishtina në konferencën për shtyp, ka treguar për hallet e tija dhe nuk e di as vet se si të veprojë në ditët e ardhshme. “Shteti i Kosovës nuk më ka mbështetur ende financiarisht për turneun kushtuar gjeneratës së artë të klubit Prishtina, që e mbajti më 28 tetor”, ka thënë Salihu. ‘Zizi’ pret që qeveria shpejtë të ndajë 3.500 eurot e premtuara.

"Kam bërë mirë që e organizova turneun, sepse boksierët e gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina janë heronj. Kanë bërë që Kosovën ta njeh krejtë bota. Mbajtja e turneut më dështoi dy herë, por unë ftova disa boksier për ta mbajtur turneun. Vajza ime Monika e cila mbanë edhe financat e mia për kontrollë mjekësore më shtyu ta mbajë turneun.

Më dha paret e kontrollës që kisha ta bëjë në Turqi dhe ato pare ia dhashë boksierëve që ishin pjesëmarrës në turne. Unë isha sot në Qeveri dhe këshilltarët e kryeministrit më thanë që vendimi për ndarjen e 3.500 eurove është marrë dhe do të më dalin. Por, unë ende nuk i kam marrë këto mjete. Deri kur unë duhet të vrapoj pas tyre për të më mbështetur. Është turp që po injorohem në këtë formë”, tha Salihu.  

Jo me kaq, Salihu thotë se padrejtësi i është bërë edhe në turneun "Adem Jashari" që u mbajt në Mitrovicë në fund të muajit të kaluar. "Edhe në turneun 'Adem Jashari' si themelues që jam më është bërë padrejtësi. Kam pritur se do të jem pjesë e organizimit, por jam injoruar. Edhe themelues i Komitetit Olimpik të Kosovës jam themelues e as aty nuk kam vend.

Nëse vazhdoj të injorohem më duhet t'i kërkoj falje popullit tim dhe të shkojë të kërkoj ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia. Nuk është në rregull që unë të mbes jashtë nga gjitha institucionet e disa këshilltar që kanë bërë miliona në kurriz të popullit të vendosin për vendin. Nuk do të më ndal asgjë për dhe do të vdes si burrat. Prandaj i lus që sa më shpejtë t'i lëshojnë paret që unë ta kem mundësinë të bëjë edhe një kontrollë në Turqi", ka thënë Salihu, i cili ka qenë themelues i turneut të boksit ‘Adem Jashari’. Salihu është në një situatë të vështirë, por shpreson se Qeveria do t’ia ndajë mjetet, të paktën të gëzojë në prag të Vitit të Ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat