Aziz, mos shko në Serbi!

Boksi

Aziz, mos shko në Serbi!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:51
Aziz Salihu

Kurrë më i revoltuar! Legjenda e boksit e Kosovës, Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina, kërkon ndihmë nga shteti i Kosovës! Ai ndihet i injoruar apo i lënë anash dhe nuk mund ta përthekojë në mendjen e tij, se si i ka shpenzuar paratë e kontrollës mjekësore, për t’i paguar boksierët që morën pjesë në turneun ndërkombëtar ‘Kolosët e boksit të Kosovës’, që u mbajt me 27 tetor në Prishtinë.

Salihu gjatë konferencës ka shprehur mllefin e tij për injorimin që i bëhet nga shteti i Kosovës dhe nga kjo revoltë e madhe, por edhe me injorancë ka deklaruar mes të tjerash: “Nëse vazhdoj të injorohem më duhet t'i kërkoj falje popullit tim dhe të shkojë të kërkojë ndihmë nga Serbia dhe Maqedonia. Nuk është në rregull që unë të mbes jashtë nga gjitha institucionet e disa këshilltar që kanë bërë miliona në kurriz të popullit të vendosin për vendin. Nuk do të më ndal asgjë për dhe do të vdes si burrat”. Aziz, mos shko në Serbi, në një vend armik. Nuk do ta besoja se Salihu do të bëjë një gabim të tillë dhe të shkojë në Serbinë shoveniste e të kërkojë ndihmë!  Por Salihu e ka thënë këtë deklaratë, në shenjë revolte dhe nga zemra e plastë, për faktin se Salihu e urren fortë Serbinë dhe nuk e harron për terrorin që ka bërë ndaj popullit shqiptar të Kosovës!

Në fakt, në kohën e okupimit Salihu ka qenë i maltretuar dhe i rrahur nga regjimi kriminal serb, vetëm pse ai ka luftuar për të drejtat e sportistëve shqiptarë, të popullit shqiptar dhe ka organizuar aktivitetet e Republikës së Kosovës. ‘Zizi’ është i nervozuar shumë me Qeverinë e Kosovës edhe pse kjo e fundit, sipas tij, i ka premtuar se shumë shpejt do t’ia qes 3.500 eurot e premtuara! Dhe, Salihu në asnjë formë nuk do të shkojë në Serbi dhe të kërkojë ndihmë. Më parë do të vdes ‘Zizi’ apo më parë do të shohim në arkivol se sa të kërkojë ndihmë nga Serbia shoveniste, por atë e ka thënë nga revolta që e ka për shkak të injorimit që i bëhet nga institucionet e Kosovës. ‘Zizi’ duke i lodhur dhe i inatosur, sepse pretendon se ka bërë shumë për shtetin e Kosovës dhe kërkon më shumë. A mos vallë, se edhe shteti u lodh nga Salihu, nga kërkesa që ka si gjithmonë! 

Pavarësisht kësaj, kërkesa të merituara apo të tepruara të ‘Zizit’, është sportist i Shekullit dhe medalist olimpik. Është një pasuri sportive që mburremi kudo që paraqitemi me emrin e tij. Është sportist i madh dhe emri i tij është i shënuar edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si medalist olimpik, kur e kishte fituar në fanellën e shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia, por gjithmonë njihet se vjen nga Kosova dhe kështu e njeh bota. Salihu, i mirë apo i keq, ka bërë shumë në kohën e okupimit, ka qenë shumë i rrezikuar dhe ka pasur fat të madh që nuk u likuidua nga UDB-ja famëkeqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat