Hearn: Joshua do t’i shtypë me këmbë Wilderin dhe Furyn

Boksi

Hearn: Joshua do t’i shtypë me këmbë Wilderin dhe Furyn

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 18:04
Hearn: Joshua do t’i shtypë me këmbë Wilderin dhe Furyn

Meçi i peshës së rëndë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury ka mahnitur edhe rivalin e tyre kryesor në këtë Divizion, boksierin Anthony Joshua, që pret të duelojë me njërin prej tyre në prill të 2019-ës. Për momentin nuk ka asnjë detaj në lidhje me rivalin që Joshua do të ketë në sfidën që do të zhvillojë më 13 prill në “Wembley”, por për menaxherin e tij Eddie Hearn emri i rivalit nuk ka asnjë rëndësi. Arsyeja? “Joshua do t’i shtypë me këmbë si Wilder ashtu dhe Fury në ring, këto që të ketë përballë”, tha Hearn. “Ajo ishte një sfidë mjaft e bukur dhe mendoj se tifozët u argëtuan. Të dy janë boksierë të mëdhenj, por Joshua do t’i shkatërronte shumë ëehtë në ring. Madje Joshua do t’i mposhte të dy me “KO”. Unë ju premtoj boksierëve se nëse do të kenë kurajo dhe dëshirë Joshua do të përballet me të dy në të ardhmen dhe do t’i mundë shumë lehtë”, tha Hearn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat