Njihuni me fshatin e Aziz Salihut

Boksi

Njihuni me fshatin e Aziz Salihut

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:08
Njihuni me fshatin e Aziz Salihut

Është një fshat i bukur! Është fjala për fshatin Banullë, që nuk ka më shumë se 15-16 kilometra larg kryeqytetit apo tri kilometra nga qyteti i Lipjanit ose rreth 20 kilometra nga Ferizaj. Fshat që lidhet pothuajse me tri qytete, por më së afërmi e kanë Lipjanin. 

Image

Banulla është vendlindja e ish boksierit të mirënjohur Aziz Salihu! Sportist më të madh kurrë nuk ka pasur ky fshat se sa Salihu, i cili është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ‘Zizi’ është edhe kryetar i klubit të boksit Prishtina dhe njihet nga personalitetet që dha shumë gjatë pavarësimit të sportit të Kosovës.

Image

Merret vesh se Salihu shkon nganjëherë në Banullë, në fshatin e lindjes dhe çmallet me bashkëfshatarët.

Në fakt, a do të ishte mirë ‘Zizi’ të largohet nga Prishtina dhe të bëhet banor i përhershëm i Banullës?

Image

Sigurisht se po, sepse ka një natyrë mjaft të mirë dhe ajri për jetë është më i mirë, kur merret parasysh ajri i tendosur në kryeqytet apo siç raportohet ajri më i ndotur në Evropë.

Image

Një fshat me një natyrë të bukur, i rrafshët dhe që Salihu mund të bëj një jetë të rehatshme, larg kryeqytetit, larg zhurmës dhe larg ajri të ndotur!

Po ashtu ish boksieri do të ketë edhe përftime tjera në aspektin shëndetësor, sepse do t’i ndihmonte në përforcimin edhe më shumë të muskujve!

Mbi të gjitha, Salihu e din më së miri ku jetohet më mirë, por fshati do t’i bënte fort mirë në shumë aspekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat